Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se gjatë ditës së djeshme (19 tetor) në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 301 sanksione, prej të cilëve 69 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për kalim të rrugës në dritën e kuqe të semaforit dhe 22 për makina jo të rregullta teknikisht.
Gjithashtu janë dhënë 10 gjoba për përdorim të celularit gjatë vozitjes, janë sanksionuar pesë motoçiklistë, ndërsa për mosmbajtje të maskës janë gjobitur 42 persona.
“Kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë