Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Panama, Heroina Telaku, i dorëzoi të hënën letrat kredenciale te presidenti i Republikës së Panamasë, Laurentino Cortizo Cohen.
Ceremonia solemne e dorëzimit të letrave kredenciale është zhvilluar në Pallatin Presidencial të Panamasë “Las Garzas” me një pritje të gardës ceremonial. Prezent në këtë ceremoni ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme i Panamasë, Alejandro Ferrer.
Pas pjesës ceremoniale, e cila këtë herë ishte më ndryshe për shkak të situatës me pandeminë, në një bisedë të shkurtër me presidentin Cortizo, ambasadorja Telaku i përcolli përshëndetjet e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me falënderimin për përkrahjen dhe bashkëpunimin që Panamaja i ka ofruar Kosovës ndër vite.
Ambasadorja Telaku shprehu gatishmërinë e Republikës së Kosovës për thellimin e këtij bashkëpunimi të shumanshëm ndërmjet Kosovës dhe Panamasë si dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
Presidenti i Republikës së Panamasë, Laurentino Cortizo Cohen i uroj mirëseardhje ambasadores Telaku në misionin e saj në Panama dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit në të gjitha fushat, transmeton Telegrafi.
Ai, po ashtu, e uroi Ambasadoren Telaku dhe Republikën e Kosovës për Marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Uashington në shtator të këtij viti.
Ambasadorja Telaku, është ambasadorja e dytë e Kosovës në Panama. Para se të emërohej ambasadore në Panama, Telaku ka shërbyer si e ngarkuar me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...