Zëvendës-kryeministrja e qeverisë Hoti, Albulena Balaj- Halimaj ka vizituar sot Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas.
Ajo është shprehur se si shoqëri ndihet keq që ende ata që kryen këto krime janë në liri. Halimi ka thënë se këto raste do të zgjidhen.
” Emocion i veçantë me u taku me këto gra dhe ne si shoqëri ndihemi keq si shoqëri deri sa këta kriminel janë në liri. Kjo qendër është marr ekskluzivisht me dhunimin e grave dhe unë këtu kam me premtuar që ka me pas ndriçim të këtyre rasteve”.
“Dhuna seksuale në Kosovë është në kategorinë e gjenocidit ku kemi thuajse 20 mijë gra të dhunuara”, tha Halimi, raporton EO.
Drejtoresha e Qendrës Kadire Tahiraj kërkoi që të shqyrtohet statusi i njohjes së viktimave të dhunuara.
“Sot kemi pas vizite të veçante dhe zonja Halimi pati takim me këto gra që ndikuan dhe emocionet kaluan te ajo. Njohja e statusit të viktimave fatbardhësitë u zotua se do të shqyrtohet”.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...