Disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një lokali në katin e parë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 20:30 në lagjen Vekashar të Shkodrës.
Sipas policisë nga të shtënat nuk raportohen të lënduar por vetëm dëme materiale.
Policia që mbërriti në vendngjarje nisi hetimet ku po merr në pyetje personat që ndodheshin në lokal, pasi dyshohet se shënjestra ishin ato.
Si prove materiale janë gjetur gëzhojat e plumbave. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...