Analisti Frrok Çupi e cilëson Lëvizjen Socialiste për Integrim si një parti ateiste.
Ndryshe nga Partia Demokratike që njerëzit sipas tij janë afruar pasi ka një portret, në LSI sipas analistit janë afruar njerëzit për të përfituar tenderë dhe përfitime materiale.
“Basha është në rol, ndërsa Meta është në panik. Basha është në rolin që i kanë thënë ta mbaj, nuk është i sigurt as vetë ai nëse një ditë do ta urdhërojnë ose do t’ia kryejnë situatën që të bashkëpunojë me Ilir Metën. Basha përgjithësisht bën vrap në vend për të pritur një kohë tjetër. Ai bëhet pak a shumë monoton. Të dyja partitë kanë rrugë të ndryshme. Sot Partia Demokratike ka një origjinë, portret, pikëpamje. Të devotshmit e Partisë Demokratike janë atje si anti-komunistët e parë. Ndërsa partia e Ilir Metës është ateiste, nuk ka një portret politik. Kanë ardhur historikisht për përfitime, poste, tendera, për përfitime materiale”, tha Çupi./tch/
U përzgjedh nga FIFA për të ndarë drejtësi në Kupën e Botës,...
Kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Pr...
Blloku A4 ndalet sonte në mesnatë, do t’i nënshtrohet remont...
FFK: Fitorja ndaj Andorrës iu dedikua Fatjonit, në shenjë re...
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut
“Na duhet një partner i fortë”: Ndërkombëtarët kërkojnë form...