Sonte (e enjte) Maqedonia e Veriut mposhti Kosovën me rezultat të ngushtë 2 – 1.
Pas ndeshjes lojtari Florent Hadërgjonaj, ka thënë se është shumë vështirë të gjejë fjalët ngase ishte ëndërr kualifikimi në Euro 2020.
“Vështirë të gjejë fjalë pas kësaj ndeshje, ishim të përgatitur për fitore, të shkojmë në finale, të gëzojmë popullin tonë”, theksoi Hadërgjonaj për Superport.
“Vështirë të gjejmë fjalë kur shohim si shkoi ndeshje, me shansin që patëm në fund”.
“Ka qenë një ëndërr për ne të shkojmë në EURO2020, por fatkeqësisht nuk e arritëm”.
Tutje, Hadërgjonaj u shpreh se do e shkëmbente golin e realizuar për kalimin në finale
“Normalisht, vështirë është me gjetë fjalë për këtë. Do të ndërroja golin me një kalim në finale”, shtoi ai.
Sfida e radhës e Kosovës është ndaj Sllovenisë pas tri ditëve në “Fadil Vokrri”./arbresh.info.
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...
Aksion policor në Mitrovicë, konfiskohen dy armë zjarr