Nën masat e mbrojtjes nga pandemia dhe përmes komunikimit në distancë, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi i tij, Bahri Hyseni, ka mbajtur takimin e 186-të me radhë.
Ky takim ka filluar me shqyrtimin e dy draft-rregulloreve. Anëtaret e KPK-së, pas shqyrtimit, kanë miratuar Rregulloren për vlerësimin e performancës së prokurorëve dhe Rregulloren për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës, raporton arbresh.info.
Po në këtë takim, nga KPK-ja është marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e prokurorive themelore të Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Ferizajt, Gjakovës, Mitrovicës dhe Gjilanit. Pas vendimit për shpalljen e zgjedhjeve është themeluar Komisioni Zgjedhor, i cili do të udhëhiqet nga Agron Beka, anëtar i KPK-së nga radhët e fakulteteve juridike./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...
Faton Peci për Vjosa Osmanin: Kam pasur dëshirë që edhe ajo ...
Kurti përuroi investimet në efiçiencë të energjisë në tri nd...
Trump mbërrin në Kinë për një takim me rëndësi të madhe me X...
Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve në Ferizaj
Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe në Korishë