SpaceX më në fund ka nisur raketën Falcon 9 që barte më shumë satelitë interneti në hapësirë Starlink, pas disa dështimeve të përsëritura.
Problemet e ndryshme – të cilat kanë munduar edhe United Launch Alliance, konkurrencën kryesore të SpaceX – i çuan entuziastët të pagëzojnë muajin “Scrubtoberfest”, transmeton portali arbresh.info.
Por të martën në mëngjes me kohën lokale, SpaceX më në fund arriti me sukses ngritjen.
Raketa mbante 60 satelitë Starlink, të cilat do të bashkohen me një plejadë prej qindra të tjerëve në orbitë rreth Tokës. Shefi i SpaceX, Elon Musk ka thënë se përfundimisht do të ketë rreth 42,000 prej tyre që notojnë mbi planet, duke siguruar internet për njerëzit në tokë.
Hedhjet e fundit janë goditur nga një sërë problemesh, me dy që janë ndalur javën e kaluar vetëm disa sekonda para se të niseshin./arbresh.info/
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...