Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin i është përgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama mbi përplasjen për çështjen e “Shqipërisë së Madhe”.
“Nëse Edi Rama do të kishte tru, nuk do të përpiqej të bënte ‘Shqipërinë e Madhe’. Nëse do të kishte mend, nuk do të bënte fotografi me sfond nga flamuri i ‘Shqipërisë së Madhe’. Nëse kujdesej për paqen në rajon. Nuk do të lavdëronte vrasësit e UÇK-së”, ka shkruar ai.
Duke iu përgjigjur postimit të Ramës në Twitter, Vulin shton se, Rama do të mbahet mend për çorapet e grisura se sa për ndonjë ide të ndiçme.
Rama kritikoi qëndrimin e ministrit serb për faktin se kishte konsideruar ofrimin e Portit të Durrësit për Kosovën si përpjekje për të krijuar Shqipërinë e Madhe.
Kryeministri i Shqipërisë i kërkonte homologut të tij serb që të dënonte këtë deklaratë të ministrit. Ishte pikërisht deklarata se, kryeministrit Rama se Porti i Durrësit do të jetë “de facto” porti i Kosovës që ngjalli mjaft reagime në Serbi, me të cilëve ishte dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin.
Ky i fundit në një komunikatë zyrtare për mediat shprehej se, një deklarim i tillë ishte dëshmi se Rama vijon të punojë për krijimin e “Shqipërisë së Madhe” dhe e cilësoi deklaratën një provokim. /euronewsal
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...