Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, arriti në Dubrovnik të Kroacisë në kuadër të një turneu evropian.
Pompeo u tha gazetarëve se ai ka dalë negativ për koronavirus dhe se ai ndihej mirë. Komentet për shëndetin e tij u bën pasi të premten në mëngjes, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania, u testuan pozitiv për koronavirus.
Pompeo, gjatë qëndrimit në Dubrovnik u takua me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Sekretari amerikan i Shtetit tha se qytetarët kroatë së shpejti do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa viza, transmeton agjencia kroate Hina.
“Ka ende punë për të bërë, dokumentet, çështjet administrative duhet të zgjidhen, disa duhet t’i bëjmë ne, edhe disa u takojnë kroatëve”, tha Pompeo.
Pompeo gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Kroacia të mos u dorëzojë projekte strategjike kinezëve, sepse siguria kombëtare duhet të jetë një përparësi dhe nuk duhet të rrezikohet.
Pompeo është zyrtari më i lartë i administratës amerikane që viziton Kroacinë, që kur Donald Trump u bë president. Në Kroaci, më 2012 kishte qëndruar ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton./rel
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...