Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Numan Baliq.
Prokuroria Themelore e Pejës-Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, N.B., për shkak të veprës penale “Sulm seksual”, nga neni 229, paragrafi 3, nën-paragrafi 3.10 pika 3.10.2 , lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri N.B., me datë 12 gusht të këtij viti , në ora 22:00, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, në cilësinë e profesionistit shëndetësor, duke keqpërdorur gjendjen shëndetësore të viktimës, i pandehuri cyt të dëmtuarën që ta prek për qëllime seksuale, pa pëlqimin e saj, derisa viktima arrinë të largohet nga i pandehuri dhe kërkon ndihmë fillimisht nga rojet e sigurisë , e me pas e raporton rastin në Policinë e Kosovës”, bën të ditur kjo prokurori, raporton arbresh.info.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se, i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin t’a shpallë fajtor dhe t’a dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /arbresh.info/
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...