Dobrilla Kacarska është propozuar për gjykatëse të re të Kushtetueses. Këshilli Gjyqësor unanimisht mbështeti gjykatësen e Penales.
Dymbëdhjetë anëtarë të Këshillit votuan pro pa asnjë debat. Kacarskën e propozoi Gordana Spireska, kolege nga njësia e Shkupit. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, theksoi se Kacarska nuk është propozuar për shkak të pazareve partiake-politike në këshill, por sepse ajo është profesioniste.
“Më shumë gjykatës ishin në opsion, por në fund analiza treguan se megjithatë Dobrilla Kacarska është përpara të tjerëve”, deklaroi Kiro Zdravev, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.
Këshilli Gjyqësor propozimin e dorëzon në Kuvend. Deputetët duhet ta zgjedhin për gjykatëse kushtetuese me shumicë të thjeshtë.
“Pres që të kalojë. Zgjedhim profesionist, e jo person të vendosur politikisht dhe mendoj që do të zgjidhet”, tha Kiro Zdravev, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.
Kacarska në Gjykatën Kushtetuese duhet të zëvendësojë gjykatësin Vladimir Stojanovski, mandati i të cilit skadoi në prill të këtij viti. Dobrilla Kacarska është bërë e njohur për publikun përmes disa gjykimeve në vitet e fundit. Ajo e dënoi Nikolla Gruevskin në rastin “Tanku”. E gjykoi rastin “Treqind” për prokurimin e automjeteve për policinë. Gjithashtu solli vendime për ndërhyrjen e organizuar në Parlament më 27 Prill, ku i dënoi Mitko Çavkovin, Igor Jug, Aleksandar Vasilevskin – Ninxha dhe të tjerët./alsat
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur