Eksperti amerikan për Ballkanin, njëherit profesor, Alon Ben Meir, ka komentuar propozimin për ndryshimin e emërtimit të Liqenit të Ujmani në Liqenin e Presidentit Tumpit.
Alon Ben Meir, këtë reagim e bëri pasi që Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e mbështeti një gjë të tillë, të propozuar nga i dërguari i Posaçëm i Presidentit amerikan, Richard Grenell.
Eksperti amerikan tha se Hoti duhet të ndihet i turpëruar që ka lejuar Trumpin ta manipuloj deri në këtë shkallë.
Ai tha se një veprim i tillë ç’nderon shtetin e Kosovës.
Ai gjithashtu kërkoi nga shqiptarët e Kosovës ta refuzojnë vendimin e gabuar të Hotit për të riemërtuar Liqenin ose përndryshe të kërkojnë dorëheqjen e tij.
“Çdo shqiptar nga Kosova duhet të refuzojë vendimin e gabuar të Hotit për të riemërtuar Liqenin, për të mbrojtur integritetin e vendit dhe të kërkojë që Hoti ose të ndryshojë vendimin e tij ose të japë dorëheqjen”, deklaroi Ben Meir.
Postimi i plotë:
Kryeministri i Kosovës, Hoti duhet të ndihet i turpëruar me veten e tij që ka lejuar Trumpin ta manipuloj deri në këtë shkallë. Që Hoti të pranojë të riemërtojë Liqenin e Ujman në Liqenin e Presidentit Trump nuk bën gjë tjetër veçse çnderon Kosovën. Trump është një President i akuzuar, që nuk është gjë tjetër veçse një politikan i korruptuar, një gënjeshtar i varur pa moral. E ashtuquajtura marrëveshje e normalizimit ekonomik që Hoti e karakterizoi si “një hap i madh drejt marrëveshjes përfundimtare politike, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke”. nuk është gjë tjetër veçse një iluzion i trishtuar dhe një mashtrim. Marrëveshja madje nuk e angazhon Serbinë që t’i japë fund, njëherë e përgjithmonë, fushatës së saj të mbrapshtë për të çregjistruar Kosovën, por thjesht ta pezullojë atë për një vit. Çdo shqiptar nga Kosova duhet të refuzojë vendimin e gabuar të Hotit për të riemërtuar Liqenin, për të mbrojtur integritetin e vendit dhe të kërkojë që Hoti ose të ndryshojë vendimin e tij ose të japë dorëheqjen.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...