Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka thotë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po kopjon modelin e Titos, duke bashkëpunuar edhe me shtetet e lindjes, por edhe me ato të perëndimit.
Reka përmes një postimi në Facebook, thotë se Serbia ka nënshkruar marrëveshje infrastrukturore edhe me Rusinë, por njëkohësisht edhe me Bashkimin Evropian (BE), raporton arbresh.info.
Sipas Rekës, më paranë amerikane, me fondet e BE-së, bazën ushtarake ruse, teknologjinë kineze dhe ”Mini- Shengenin” ballkanik, Serbia ri-kthen hegjemoninë rajonale.
“Presidenti i Serbisë, vazhdon të kopjojë modelin e Titos: edhe me lindjen dhe me perëndimin; por i modifikuar nga Vuqiqi: “kundër Kosovës dhe kundër NATO-s”. Ish Ministri i diktatorit Millosheviq, madje duket se do ia kalojë edhe diktaturës titiste: në ish Jugosllavinë një-partiake (23 milionëshe), LKJ numëronte rreth 900 mijë anëtarë; kurse në Serbinë shumë-partiake (6,9 milionëshe) partia e Vuqiqit- SNS ka 750 mijë anëtarë”, ka shkruar Reka./arbresh.info/
Postimi i plotë:

Ri-kthimi i hegjemonit
Një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes me DFC amerikane për ndërtime infrastkturore prej 3,7 miliardë dollarësh, Serbia nënshkroi marrëveshje infrastrukturore me Rusinë. Me 21 shtator, në prani të drejtorit të “Hekurudhave Ruse” dhe ambasadorit rus në Beograd, Ministria e Ndërtimtarisë e Serbisë nënshkroi me kompaninë ruse “RZHD International”, kontratën për modernizimin dhe rekonstruimin e hekurudhës Beograd- Tivar prej 209,4 kilometrash.
Presidenti i Serbisë, vazhdon të kopjojë modelin e Titos: edhe me lindjen dhe me perëndimin; por i modifikuar nga Vuqiqi: “kundër Kosovës dhe kundër NATO-s”. Ish Ministri i diktatorit Millosheviq, madje duket se do ia kalojë edhe diktaturës titiste: në ish Jugosllavinë një-partiake (23 milionëshe), LKJ numëronte rreth 900 mijë anëtarë; kurse në Serbinë shumë-partiake (6,9 milionëshe) partia e Vuqiqit- SNS ka 750 mijë anëtarë.
Me paranë amerikane, me fondet e BE-së, bazën ushtarake ruse, teknologjinë kineze dhe ”Mini- Shengenin” ballkanik, Serbia ri-kthen hegjemoninë rajonale.
Orav për sulmin në Banjskë: Përgjegjësit duhet të sillen par...
Macron-Kurtit: Kosova t’i zbatojë angazhimet e marra në kuad...
I jepet lamtumira e fundit Isuf Selmanajt
Digjet një veturë në Gjakovë, s’ka të lënduar
Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin
Presidenti Begaj: Le të forcojmë harmoninë dhe tolerancën në...