Ministri i Brendshëm, Sandër lleshaj ka reaguar në seancën e sotme të Kuvendit në lidhje me akuzat ndaj tij se ka shpenzuar 150 mijë euro për të blerë një makinë personale.
Ai thotë se të gjithë kanë gënjyer dhe se nëse ajo makinë nuk kushton 49 mijë euro do të japë dorëheqjen këtu.
“Mediat që kanë gënjyer, një fakt skandaloz të rremë që kanë thënë se kam blerë makinë 150 mijë euro, unë kam vetëm një automjet ‘Honda’ të vitit 2010 si Lleshaj. Mjeti i blerë në llogari të ministrisë së Brendshme nuk ka kushtuar 150 mijë euro por 49 mijë euro. Nëse ai nuk ka kushtuar 49 mijë euro do të jap dorëheqjen këtu” , tha Lleshaj .
Ditë më parë në media të ndryshme qarkulloi një lajm se ministri kishte blerë një BMË 150 mijë euro për dëshirat e tij personale, ndërsa ai e përgënjeshtroi lajmin me anë të një postimi./tch
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...