Një lajm i jashtëzakonshëm është kumtuar dje për qytetin e Gjakovës.
Dr. Luan Gola, zv/ministër i Shëndetësisë, ka njoftuar se Spitali Rajonal i Gjakovës është pajisur me një CT të re të teknologjisë së fundit.
Dr. Gola ka treguar se kjo CT është 128-shtresore dhe është donacion nga Ambasada e SHBA’së dhe KFOR’i amerikan.
“Spitali i Gjakovës pajiset me aparaturën më bashkëkohore-CT 128 shtresore! Të nderuar bashkëqytetarë,Spitali i Gjakovës deri në fund të Tetorit të këtij viti do të pajiset me aparaturen më të avancuar radiologjike, CT 128 shtresore. Një pajisje e tillë për herë të parë montohet në një institucion publik shëndetësor në Republikën e Kosovës. Kjo do të rritë cilësinë dhe performancën diagnostike në nivelin më të lartë.E gjithë kjo është mundësuar falë donacionit të Ambasadës Amerikane dhe KFOR-it Amerikan. Respekt i veçantë për kujdesin e treguar për Ambasaden, KFOR-in dhe taksapaguesit amerikanë”, njofton Dr. Gola
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...