Pas deklaratave të para nga Amadeus, i cili tha se Sanremo mund edhe të mos ndodhë vitin tjetër për shkak të Covid, Stefano Coletta, drejtori i Rai Uno, i siguroi të githë: Festivali do të bëhet!
Pas kësaj, ka patur shumë spekulime dhe pyetje se kush do të jetë vitin e ardhshëm krah Amadeus në prezantim.
U përfol për shumë emra si Vannesa Incontrada apo Chiara Ferragni, por jo. Në krah të Amadeus, në Sanremo 2021 do të jetë Alketa Vejsiu.
“Siç e mbani mend mirë, Vejsiu bashkëprezantoi Sanremo-n vitin e kaluar, duke pushtuar të gjithë me elokuencën dhe familjaritetin e saj në skenë”, shkruan revista Donna Pop.
Ndërkohë, e përjavshmja Chi, shkroi:
Prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu, e pranishme vitin e kaluar në Festivalin e Sanremos, do të jetë ndër paraqitjet në kast edhe në edicionin e ardhshëm, me një rol të sajin.
Ka ende një pyetje pa përgjigje:
Nëse Alketa do të kthehet përsëri në skenën Ariston apo do të drejtojë Dopo-festivalin (eventin pas Sanremos)?
“Për momentin nuk dihet asgjë më shumë, por një gjë është e sigurt: Vejsiu ka mbetur në zemrat e italianëve, të cilët janë gati ta presin me të njëjtën ngrohtësi si vitin e kaluar!”
Revista Optima thotë se Alketa, kësaj radhe nuk do të mbështesë prezantuesin dhe drejtorin artistik, Amadeus, por do të ketë hapësirën e saj dhe një rol “të gjithin për të”.
Sanremo 2021 do të mbahet nga 2 deri në 6 mars, rreth një muaj më vonë se edicionet e mëparshme./kohajone/
Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...