Autoritetet palestineze kanë njoftuar se do të ndërpresin marrëdhëniet me të gjitha vendet që do të hapin ose lëvizin ambasadat nga Tel Avivi në Jerusalem.
Këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë në Twitter, Sekretari i Përgjithshëm i Bordit Ekzekutiv të Organizatës Çlirimtare Palestineze (PLO), Saeb Urekat, pas njoftimeve të njohjes së Kosovës nga Izraeli, ku Prishtina zyrtare ka bërë të ditur se do të hap ambasadën në Jerusalem.
Gjithashtu edhe shteti i Serbisë do të zhvendos ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.
“Palestina do të ndërpresë marrëdhëniet e saj me çdo vend që do të lëvizë ose hapë ambasadën e saj në Jeruzalem. Ne nxisim të gjitha shtetet e kombeve t’i binden ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë rezolutat e Këshillit të Sigurisë 478 dhe 2334. Shkelja e ligjit ndërkombëtar është një shenjë e dobësisë dhe jo e fuqisë”, shkruan Erakat në llogarinë zyrtare të Twitterit, transmeton arbresh.info.
Kujtojmë se në marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë të Uashingtonit, të cilën e ka nënshkruar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, parashikohet njohje reciproke me Izraelin dhe hapjen e ambasadës së vendit tonë në Jerusalem.
Gjithashtu edhe shteti serb pritet ta zhvendos ambasadës nga Tal Avivi në Jerusalem, pasi nënshkroi një marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Kosovën, ku ishte prezent edhe presidenti amerikan, Donald Trump.
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur