Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger ka pasur vërejtje për marrëveshjet e arritura në Shtëpinë e Bardhë në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ischinger, lavdëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për interesimin në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, por duke theksuar se në Uashington nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje mes palëve pasi, sipas tij, të dyja vendet nuk e njohin ende njëra-tjetrën, për çka Ischinger shtoi se mbetet ende shumë punë për të bërë nga Bashkimi Europian.
Kjo ngjalli reagimin e Richard Grenell, emisar i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi.
Nëpërmjet një shkrimi në Twitter, Grenell i ka kujtuar Ichingerit premtimin për liberalizim vizash për Kosovën të cilin Unioni Europian nuk e realizoi kurrë.
“Në vend se të ankoheni, pse nuk i jepni popullit të Kosovës liberalizimin e vizave, gjë të cilën ju e keni premtuar me vite’, shkroi Grenell.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar të premten, marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump./epokaere/

Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...