Gazeta e njohur izraelite “Haaretz” duke raportuar për marrëveshjen e njohjes së ndërsjellë mes Izraelit e Kosovës ka lëshuar një gabim.
Duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ata kanë gabuar mbiemrin duke e quajtur Huti, shkruan portali arbresh.info.
“Trump telefonoi Netanyahu gjatë takimit të tij të premten me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Huti, dhe i përgëzoi dy udhëheqësit për vendimin e tyre. Huti gjithashtu tha se Kosova do të hapë një ambasadë në Jerusalem”, shkruan Haaretz.

Netanyahu tha pas bisedës se Kosova do të jetë “Vendi i parë me shumicë myslimane që hap një ambasadë në Jerusalem. Siç e kam thënë ditët e fundit, rrethi i paqes dhe njohjes së Izraelit po zgjerohet dhe kombet e tjera pritet të bashkohen me të”.
Izraeli ka qenë në bisedime gjatë viteve të kaluara me Kosovën në lidhje me hapjen e një zyre për interesat ekonomike në Tel Aviv për të avancuar investimet dhe tregtinë me shtetin e Ballkanit.
Aktualisht nuk ka lidhje zyrtare diplomatike midis Izraelit dhe Kosovës dhe Izraeli refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, edhe pse shumë vende të tjera – përfshirë Shtetet e Bashkuara – e kanë bërë këtë./arbresh.info/

Tri transferimet që Flick kërkon nga Barcelona gjatë verës
“E urrej veten”, Benita i bie pishman që ka shprehur pëlqim ...
55 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Vdes koreografi i njohur kosovar
Vidhet vetura me targa të huaja në Skënderaj
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...