FC Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e Leutrim Kryeziut nga klubi i Luganos.
“Sulmuesi i Luganos, anëtare e elitës së futbollit zviceran, është pajtuar me ofertën e FC Prishtina që për një vit, konkretisht në edicionin 2020/21, të na huazoj sulmuesin, Leutrim Kryeziu”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.
Kryeziu, 21 vjeç, luan në pozitën e sulmuesit. Në edicionin në 2019/20 ka qenë i huazuar në Ligën e parë të Zvicrës te skuadra e Chiaso-s.
“Me Lugaon ka një paraqitje zyrtare, ndërsa mbetët i pa harruar goli i shënuar ndaj Inter-it të Milanit në miqësoren ndërmjet dy klubeve. Me U21 të Luganos nga 19 paraqitje ka shënuar 19 gola. Me Kosovën U19 nga 6 paraqitje ka shënuar 5 gola. Kurse, si anëtar i Dritës para se të transferohej në Lugano, nga 57 ndeshje zyrtare ka shënuar 8 gola”, thuhet në njoftim.
“Ishte kërkesa e Fisnik Kërçelit dhe insistimi tij në klubin e Luganos që të vijë të ndihmoj Prishtinën gjatë një edicioni. Me Prishtinën e besoj se do të kem një të ardhme shumë të mirë. Pres rezultate të mira dhe të arrijmë objektivat. Më gëzon fakti që i gjithë ekipi më ka pritur shumë ngrohtë, është atmosferë e mirë, ka futbollistë me cilësi dhe me konkurrencë”, ka thënë 9-shi i ri i skuadrës, Leutrim Kryeziu.
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...