Ylli i AC Milan-it, Zlatan Ibrahimovic ka arritur marrëveshje me klubin dhe do rinovojë kontratën për vitin e ardhshëm.
Suedezi ende s’është rikthyer në “San Siro” për përgatitjet për edicionin 2020/21, duke pritur që të arrihet marrëveshja, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Sky Sport Italia, Ibrahimovic ka pranuar marrëveshjen pa bonuse, mirëpo me pagesë prej 7 milionë euro në vit, andaj menjëherë do rikthehet në Milan.

38-vjeçari ka impresionuar të gjithë që nga janari dhe drejtori sportiv Paolo Maldini, ka konfirmuar se rinovimi me suedezin është prioritet i skuadrës italiane.
Zlatan ka kontribuar me 10 gola në 18 ndeshje në Seria A dhe i ndihmoi skuadrës të ndërtojë një super formë prej 13 ndeshjeve pa humbje./arbresh.info.
Vuçiq takohet me Sorensenin, flasin për dialogun Kosovë-Serb...
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit