Përsëri një numër më i lartë i personave të infektuar me Covid-19 u regjistruan në Dibër pas disa ditësh pushim, kur nuk kishte të infektuar ose kishte vetëm një ose dy raste.
Në 24 orët e fundit, me Covid-19 janë diagnostifikuar tetë persona ose gjithsej 38 raste këtë muaj. I njëjti numër i infektuarve janë regjistruar në 8 gusht, ndërsa numri më i madh ditor i të infektuarve është shënuar më një gusht ku kishte 10 persona.
Kjo do të thotë që mesatarisht rreth 1.6 të infektuar regjistrohen çdo ditë.
“Arsyeja për këtë janë grumbullimet masive dhe mosrespektimi i rekomandimeve për mbrojtje nga virusi i rrezikshëm, si në ambientet hotelierike, në plazhet e Liqenit të Dibrës, ashtu edhe në shtëpi, ku ka grupim për arsye të ndryshme. Ne bëjmë thirrje që të shmangim mbledhjet dhe të ndjekim me përpikëri rekomandimet për ruajtjen e distancës fizike, mbajtjen e maskës mbrojtëse dhe ruajtjen e higjienës”, apelojnë nga Shtabi i Krizës./Telegrafi/
Parashikimi i motit për ditët në vijim
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...
Reuters raporton për arrestimet masive për vjedhjen e votave...