Këshilltarja e Presidentes Atifete Jahjaga, Garentina Kraja, në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se të premten presidentja do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me Marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe, njofton Klan Kosova.
“Presidentja Jahjaga gjithmonë e ka kryer funksionin e saj kushtetues si faktor i unitetit. Atë që e ka parë Kushtetuta e Kosovës ajo e ka kryer detyrën e saj. Pozita dhe opozita gjithmonë e kanë respektuar institucionin e presidentes”.
“Presidentja me takime të ndara gjatë javës së kaluar ka pasur një kohë mjaft intensive dhe pasi i ka dëgjuar palët ka ofruar një rrugëdalje nga kjo krizë”.
“Për zyrën e presidencës problemet nuk janë që nga VLAN por që nga momenti kur opozita ka filluar me kundërshtimin e marrëveshjeve të lidhura nga qeveria e Kosovës”.
“Nesër Jahjaga i drejtohet kushtetueses për të marrë mendim lidhur me kushtetuetshmërinë e marrëveshjes për Asociacionin e Komuanve Serbe”.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan