Këngëtari Ed Sheeran dhe gruaja e tij Cherry Seaborn pritet që brenda javësh të bëhen prindër.
Dyshja raportohet se presin së bashku fëmijën e tyre të parë, shkruan DailyMail, transmeton portali arbresh.info
Një burim i tha The Sun: “Ed dhe Cherry janë shumë të lumtur. Ata janë shumë të ngazëllyer, por i kanë mbajtur gjërat të fshehta. Bllokimi ishte një justifikim i përsosur për të mos parë më shumë, por gjërat po afrohen, kështu që ata kanë filluar të tregojnë për miqtë dhe familjen”.
“Ata po bëjnë vetëm përgatitjet e fundit në shtëpi dhe foshnja pritet të vije gjatë kësaj vere. Është një moment vërtet i lumtur dhe familjet e tyre janë të gëzuar për ta dhe presin me padurim lindjen e foshnjës”, tha ndër të tjera ai.

Lajmi vjen pasi Ed njoftoi vitin e kaluar se do të pauzojë një kohë të gjatë nga karriera, për t’u përqendruar në udhëtime dhe jetën personale.
Çifti janë bashkë tash e pesë vite, Ed konfirmoi verën e kaluar se ai dhe Cherry janë kurorëzuar në një ceremoni private në janar të 2019-ës. /arbresh.info/
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...