Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka insistuar se ai nuk dëshiron të flasë për lojtarët e klubeve të tjera, në përgjigjen e tij ndaj pyetjeve për spekulimet e fundit lidhur me Jadon Sanchon.
Jadon Sancho është bërë prioriteti numër një për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer këtë verë, pasi që Manchester Unitedi dhe Borussia Dortmundi kanë qenë duke e negociuar të ardhmen e tij gjatë javëve të fundit.
Megjithatë, Dortmundi e caktoi datën 10 gusht si afatin e fundit për Manchester Unitedin për ta kompletuar transferimin e 20-vjeçarit, pasi që gjiganti gjerman më këtë datë e nisi kampin parasezonal në Zvicër.
Sancho ishte pjesë e skuadrës së Lucien Favre që udhëtoi drejt Zvicrës për përgatitjet parasezonale dhe pasi marrëveshja mes dy klubeve nuk u arrit, drejtori sportiv Michael Zorc sugjeroi të hënën se shpresat e Unitedit për transferimin e Sanchos kanë marrë fund.
“Nuk mund të komentoj për lojtarët e klubeve të tjera, nuk mund ta bëj këtë. Ju e dini, nuk e bëj kurrë një gjë të tillë”, tha Solskjaer, kur u pyet për këto spekulime për Sanchon.
Megjithatë, media të shumta britanike raportojnë se Manchester Unitedi nuk do të dorëzohet për transferimin e talentit anglez, përkundër që është i irrituar me ngadalësinë me të cilën po shkojnë negociatat, që, sipas kërkesës së Dortmundit, po menaxhohen nga një agjent i pavarur.
Edhe Sancho raportohet të jetë i interesuar për një transferim në Old Trafford dhe mediumet e mëdha evropiane raportojnë se për transferimin e tij nuk është pengesë marrëveshja mes lojtarit dhe Djajve të Kuq, por vetëm mes këtyre të fundit dhe klubit gjerman. /Gazeta Express/
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...