Një shpërthim i madh në Bejrut shokoi njerëz në të gjithë globin, derisa raportet e para tregojnë për 27 viktima dhe mbi 2500 të lënduar.
Shpërthimi ndodhi në një port detar, derisa jo shumë larg nga vendi, kishte protesta anti-qeveri në kryeqytetin e Libanit.
Shpërthimi ka sjellë një valë të re të ankthit te populli libanez, i cili edhe ashtu është në periudhën më të keqe ekonomike dhe sociale që prej luftës civile në vitet e 70-ta.
Ka raportime për mijëra njerëz të uritur nëpër rrugët e shtetit, teksa protestat janë të drejtuara ndaj elitës politike që ka drejtuar me vendin për dekada. Protestuesit thonë se liderët nuk kanë dhënë përgjegjësi për dështimet në zbatimin e reformave dhe janë pasuruar në kurriz të popullit.
Ndërkohë porti në të cilin ka ndodhur shpërthimi, është jetik për vendin i cili po përballet me krizë ekonomike dhe numër tepër të madh të viktimave nga Covid-19.
Porti është pika kryesore e këtij shteti për pranimin e prodhimeve tregtare, sikur gruri, misri e shumë materiale tjera me rëndësi.
Sikur mos të mjaftonte kjo, spitalet vetëm se kanë qenë të mbingarkuara me njerëz pas valës së pandemisë.
Po ashtu, të premten pritej vendimi për vrasjen e ish-kryeministrit Rafik Hariri më 2005.
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...