Vijojnë operacionet e riatdhesimit vullnetar të shtetasve që kanë kërkuar azil në një nga vendet e hapësirës Schengen.
Gjatë këtij operacioni janë riatdhesuar 109 shtetas shqiptarë, që kishin kërkuar azil në Francë, të cilëve iu ishte refuzuar dhënia e azilit dhe për këtë arsye ata kanë kërkuar që të kthehen vullnetarisht në Shqipëri.
Operacioni vullnetar i radhës u krye me charter nga Lyon, Francë. Dy ditë më parë u riatdhesuan vullnetarisht nga Franca edhe 110 shtetas të tjerë, të cilëve gjithashtu iu ishte refuzuar dhënia e azilit.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë se shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero dhe në këtë kontekst çdo shtetas shqiptar duhet të respektojë me rigorozitet rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen./tch
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...