Shoqata “Thirrjet e Nënave” ka reaguar ndaj veprimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës, në lidhje me përbërjen e delegacionit për bisedime me Serbinë, në Bruksel, me theks të veçantë rreth temës për personat e zhdukur!
Nesrete Kumnova, kryetare e shoqatës, ka thënë se nga qeveria kanë kërkuar që të përfshihen në delegacionin e bisedimeve me Serbinë duke theksuar se janë kategoria më e prekur njëherësh më e anashkaluar.
“Ne gjatë gjithë kohës kemi kërkuar që të përfshihemi në delegacionin e bisedimeve me Serbinë për faktin se ne jemi kategoria më e prekur dhe e anashkaluar gjatë gjithë procesit të zbardhjes së fatit të të pagjeturve!”, ka thënë Kumnova përmes një postimi në Facebook.
Në reagimin e kësaj shoqate thuhet se pjeseëmarrja e tyre në dialog është shumë e rëndësishme.
“Pjesëmarrja jonë është e rëndësishme në këtë delegacion përballë Serbisë kriminale, e cila ende e mban peng politik, fatin e shqiptarëve të zhdukur, ndaj pjesëmarrja e familjarëve të cilët kanë qenë aktiv në këtë proces për dy dekada dhe vazhdojnë të jenë do t ‘ishte një grusht i madh për Serbinë dhe një forcë e shtuar për temat që do të shtrohen”.
“Ne e kuptojmë qëllimin e mirë të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e bisedimeve por mos harroni se nuk mund të pajtohemi me Serbinë pa u zbardhur fati i më të dashurve tanë dhe pa kërkuar falje për krimet e bëra ndaj civilëve shqiptarë!”.
“Thirrjet e Nënave” kërkojnë nga udhëheqësit e vendit që të mos nguten në finalizimin e bisedimeve me Serbisë.
Kërkojmë nga Presidenti Thaçi, kryeparlamentarja Osmani dhe kryeministri Hoti, që të kenë kujdes dhe të mos nguten për finalizimin e bisedimeve me Serbinë, sepse nuk mbyllet kapitulli i luftës pa dhënë llogari pala pushtuese kriminale serbe, për krimet e kryera ndaj shqiptarëve të pafajshëm!”, thuhet në reagim.
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur