Për shkak të protokolleve të reja të Qeverisë greke për masa kufizuese për shkak të Covid-19, është dorëzuar njoftim se vendkalimi kufitar grek “Dojrani” do të mbyllet trafiku për udhëtarë dhe mallra në periudhën nga e mërkura 22 korrik nga ora 00:00 deri të martën më 4 gusht.
“Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se deri te shërbimi kufitar në vendkalimin kufitar “Dojrani i Vjetër” nga ana e shërbimit kufitar grek nga vendkalimi kufitar “Dojrani”, ndërsa lidhur me protokollet e reja të Qeverisë greke për masa kufizuese për shkak të Covid-19, është dërguar njoftim se vendkalimi kufitar grek “Dojrani” do të mbyllet trafiku për udhëtarë dhe mallra në periudhën nga 22,07 (e mërkurë) nga ora 00:00 e deri më 04.04.2020 (e martë)”, informon MPB-ja.
Të gjitha automjetet për udhëtarë dhe automjetet transportuese që planifikojnë të realizojnë hyrje dhe dalje nga dhe në Greqi në periudhën e theksuar, këtë mund ta realizojnë në vendkalimin kufitar grek “Evzoni”./MIA
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira