Brenda një dite, pasuria e pronarit të kompanisë Amazon, Jeff Bezos, shënoi rritje prej 13 miliardë dollarësh.
Kjo ndodhi pasi të hënën vlera e aksioneve të kompanisë së tij regjistroi ngritje 7.9 përqind, raporton revista Bloomberg.
Kjo është rritja më e madhe e pasurisë brenda një dite, që nga viti 2012, kur kjo revistë filloi të raportojë për shifrat e pasurisë së miliarderëve.
Bezos, 56 vjeç, është njeriu më i pasur në botë me 189 miliardë dollarë.
Që nga fillimi i këtij viti pasuria e tij është shtuar për 74 miliardë dollarë, pavarësisht faktit që Shtetet e Bashkuara shënuan krizën më të madhe ekonomike – të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit – që nga Depresioni i Madh i viteve 1930.
Gjatë kohës së pandemisë, shitjet online përmes kompanisë Amazon shënuan rritje.
Vlera në treg e kësaj kompanie vlerësohet në më shumë se një mijë miliardë dollarë.
Pasuria personale e Bezos është më e madhe sesa vlera e tregut e gjigandëve si Exxon Mobil Corp., Nike Inc., McDonald’s Corp. dhe korporatat e tjera.
Pasuria e ish-gruas së Bezos, Mackenzie u rrit ndjeshëm të hënën – me 4.6 miliardë dollarë, duke u bërë personi i 13-të më i pasur në botë.
Në vendin e dytë pas Jeff Bezos është Bill Gates me 118 miliardë dollarë.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...