Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në një takim kryetarin e PD-së, Lulzim Bashë.
Pas takimit, Thaçi ka thënë se bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri është jetik, shkruan arbresh.info.
“Sot ishte kënaqësi që ta pranoj mikun tim të vjetër Lulzim Bashën. E falënderoj për kontributin e tij për Pavarësinë e Kosovës, sot diskutuam për zhvillimet në Kosovë e Shqipëri si dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve, destinacioni i Kosovës është të jetë pjesë e NATO-së dhe BE-se. Diskutuam edhe për dialogun Kosovë-Serbi, është jetike për ne që të kemi bashkëpunim”, ka thënë ai.
Ndërsa kreu i PD-së, ka thënë se bashkëpunimi me SHBA dhe BE do të përshpejtoj procesin e dialogut duke sjellë njohje reciproke.
“Ju falënderoj për mundësin për të shkëmbyer rreth zhvillimet e fundit. Është pikëpamja ime se bashkërendimi i politikes në Kosovë vetëm e fuqizon Kosovën në këto sfida te fundit. Ne mendojmë se bashkërendimi mes SHBA-së dhe BE-së mbetet ajo çka e duam ne. Një bashkërendim do ta përshpejtoj procesin e dialogut me një marrëveshje përfundimtare më njohje reciproke”, ka thënë ai. /arbresh.info/

Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë
Izraeli intensifikon sulmet në Liban, mbi 30 viktima, mes ty...
Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar d...
Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës