Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron thanë se ata janë të gatshëm të shkojnë edhe më larg, pas debatit të gjatë dhe negociatave mbi kushtet e Fondit të Rimëkëmbjes Ekonomike prej 750 miliardë euro pas pandemisë COVID-19.
Me ndarjen e Bashkimit Evropian midis vendeve anëtare të veriut dhe jugut, si dhe lindjes dhe perëndimit, Merkel dhe Macron treguan që durimi i tyre po binte, pavarësisht nevojës për t’iu përgjigjur recesionit ekonomik me të cilin përballet blloku, përcjell Telegrafi.
“Ne po kalojmë në ditën e tretë të negociatave sot dhe sigurisht që është ajo vendimtare. Në këtë pikë, ne kemi punuar siç duhet përmes çështjeve të ndryshme duke përfshirë madhësinë e fondit, mënyrën e menaxhimit të tij dhe gjithashtu çështje në lidhje me sundimin e ligjit. Unë ende nuk mund të them nëse do të ketë një zgjidhje”, tha Merkel.
Ndërsa Macron, duke mbërritur në samitin e të dielës tha se, “unë besoj se është ende e mundur. Por këto kompromise nuk do të bëhen në kurriz të ambicies evropiane”.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ishin takuar të dielën, në përpjekje për të arritur një marrëveshje mbi buxhetin shtatëvjeçar të bllokut, që kap shifrën e 1.85 trilion eurove.
Ky ishte takimi i tretë i liderëve të BE-së, pasi në dy ditët paraprake, ata dështuan që të arrinin një pajtim.
Guardiola: Të gjithë duan të më shkarkojnë
Kurti: Mbi 5.7 milionë euro investime në xhudo, përgjigje nd...
Greva paralizon aeroportin në Berlin, anulohen qindra flutur...
Haxhiu për tragjedinë në Austri: Humbja e jetëve të bashkëko...
Policia zbarkon në ARBK, punëtorët nuk po lejohet të lëvizin
Nesër përurohet segmenti i rrugës Vushtrri–Prishtinë, pjesëm...