Gjatë 24 orëve të kaluara, India i ka regjistruar 38,902 raste të koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë në shtetin me 1.3 miliard banorë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1,077,618 persona të infektuar dhe mbi 26,816 viktima, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
India i ka mbi 373,000 raste aktive, ndërsa më shumë se 677 mijë pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.
Rajoni perëndimor i Maharashtras është më i prekuri nga sëmundja e re. Atje janë regjistruar mbi 300,000 të infektuar dhe 11,596 viktima.
Autoritetet shëndetësore në Indi kanë thënë se deri më tani për koronavirus i kanë testuar më shumë se 13.7 milionë persona.
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë
Izraeli intensifikon sulmet në Liban, mbi 30 viktima, mes ty...
Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar d...
Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës