Policia është vënë në kërkim të tre mbledhësve të perimeve, përfshirë njërin që kishte rezultuar pozitiv për koroanvirus, të cilët kanë ikur nga izolimi në një fermë në Herefordshire.
Të gjithë 220 punëtorët në fermën AS Green dhe Co në Mathon, pranë Worcester, u vendosën nën karantinë pasi 73 persona u zbuluan se kishin Covid-19 javën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Policia e West Mercia dhe Shëndeti Publik i Anglisë tani kanë nisur një kërkim urgjent, pasi tre punonjësit ikën nga karantina dhe u zhdukën gjatë fundjavës.
Forca nuk zbuloi nëse punëtorët e arratisur do të përballen me gjobë sipas ligjeve emergjente të koronavirusit./arbresh.info/
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar
Ministria e Kulturës akuzon Komunën e Prishtinës për punime ...