“Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar”, u shpreh Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik në një komunikatë për shtyp.
Teksa u deklarua se brenda 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 4 persona, ndërkohë që janë regjistruar 83 raste të reja, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apeloi edhe një herë për më shumë kujdes, edhe gjatë pushimeve dhe sezonit turistik.
“Mos e ulni vigjilencën dhe respektoni rregullat e higjienës. Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlonge dhe në çdo ambient. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19.”
Kurti për Rrahman Jasharajn: Është qe 20 vjet aty, e ka shke...
Presidenti Trump “pezullon” planin: Nuk do ta sulmojmë Irani...
Po transferohej nga komisariati i Fierit në Kuçovë, 45-vjeça...
Ismaili: Ish-ushtarët e UÇK-së i kanë pritur policët e njësi...
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra...
Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërll...