Bordi i Barcelonës e ka bindur sulmuesin Antoine Griezmann, që e ardhmja e tij është në “Camp Nou”.
Francezi është i lidhur me largimin nga klubi, vetëm pas një viti, derisa thuhet se kërkohet nga Manchester United e City, transmeton portali arbresh.info.
Në kohën e fundit ka spekulime se Griezmann-i nuk ka lidhje të mira me bashkëlojtarin Lionel Messi, por thuhet se këto nuk janë të vërteta.

Sipas L’Equipe, bordi i klubit katalunas e ka bindur 28-vjeçarin të qëndrojë edhe për vitet e ardhshme.
Barcelona këtë sezon vazhdon të mbetet në garë për La Liga-n, derisa sonte (e mërkurë) do përballet me Espanyol./arbresh.info
Spitali i Ferizajt jep detaje për rastin tragjik: Nëna e fos...
Maqedonci takon ministrin britanik të Mbrojtjes në Turqi, fl...
Rama në Kongresin Botëror të Ligjit: Integrimi në BE çelësi ...
Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë
Publikohet letra e pretenduar e vetëvrasjes së Jeffrey Epste...
Dogana e Kosovës zbulon faturë të dyfishtë në Vërmicë, dyshi...