Ngjarja horror e Kombinatit ku nënë e bijë u vetëflijuan me shpresën se do të ringjalleshin, është padyshim një më të rënda në shoqërinë shqiptare. Policia arriti në përfundimin se gruaja dhe dy vajzat e saj kishin përqafuar Dëshmitarët e Jehovait, megjithëse këta të fundit e kanë mohuar një gjë të tillë. Dhe ky nuk është rasti i parë i vetëvrasjeve në Shqipëri, që kanë në sfond sektet fetare.
Një rast është shënuar në vitin 2003 në Karbunarë të Lushnjës, ku një 17-vjeçare vrau veten me armë zjarri, por në një letër lamtumire dha detaje për aktin e rëndë.
E reja shkruante se pas vdekjes do të shkonte afër Zotit dhe do të ringjallej. Ajo kishte pak kohë që ishte shpallur praktikante e Dëshmitarëve të Jehovait.
Në Fier, në shkurt të 2005-s, u shënua një tjetër vetëvrasje. E mitura, vetëm 11 vjeç i dha fund jetës pas një debati me prindërit. Këta të fundit e qortonin, pasi kishte lënë pas dore mësimet dhe merrej me librat e Dëshmitarëve të Jehovait.
Po në këtë periudhë një 24-vjeçare vdiq pasi refuzoi të merrte gjak që të shpëtonte jetën. Ajo ishte praktikante e të njëjtit sekt. Dëshmitarët e Jehovait i mësojnë ndjekësit e tyre të marrin ilaçe, por të pranojnë vullnetin e shpëtimtarit.
Në Pobrat të Elbasanit, një 18-vjeçar u var në pragun e shtëpisë së tij. Pati dyshime të forta se i riu ndiqte mësimet e këtij sekti.
Një tjetër vetëvrasje ndodhi në prill të 2014, ku i mituri u var në një pemë në sektorin Rinia në Durrës. 13-vjeçari kishte lidhje me Dëshmitarët e Jehovait, gjë që u tha nga vetë familjarët.
Në dosjet e Prokurorisë janë 5 dosje hetimi për vetëvrasje dhe që lidhen me Dëshmitarët e Jehovait. Në asnjë rast nuk ka pasur konkluzione hetimi, që të zbulohen nxitësit e këtyre vetëflijimeve pavarësisht se shumë familjarë të viktimave kanë këmbëngulur dhe kërkuar marrjen e masave./gazetashqip/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...