Bashkimi Evropian (BE), aprovon përdorimin e ilaçit antiviral “Remdesivir” në trajtimin e të sëmurëve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisioni i BE-së, njoftoi se ka lejuar shitjen e ilaçit “Remdesivir” i cili prodhohet nga kompania farmaceutike amerikane Gilead Sciences.
Në deklaratë vihet në dukje se të dhënat shkencore janë vlerësuar në mënyrë të shpejtë për shkak të pandemisë dhe se “Remdesivir” është ilaçi i parë që merr miratim nga BE-ja për t’u përdorur në trajtimin e COVID-19.
Njoftohet se ky vendim është marrë me rekomandimin e Agjencisë Evropiane të Ilaçeve dhe me miratimin e vendeve anëtare.
Ky ilaç fillimisht u zhvillua për t’u përdorur në trajtimet kundër Ebola-s, pas testimeve mbi kafshët u përcaktua se ishte efektiv edhe kundër koronaviruseve SARS dhe MERS. Për Remdesivir është deklaruar se është i dobishëm për të ulur kohën në procesin e trajtimit tek të sëmurët me COVID
19.
Ishte pretenduar që stoku 3 mujor i “Remdesivir” i përdorur në trajtimin e COVID-19 ishte blerë nga ana e SHBA-së.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...