Shtetet e Bashkuara kanë blerë pothuajse gjitha furnizimet në nivel global të ilaçit, që përdoret për trajtimin e COVID-19, shkruan Sky News.
Remdesivir që ishte zhvilluar për trajtimin e Ebolës, është prodhuar pothuajse ekskluzivisht për gjigantin amerikan farmaceutik Gilead Sciences dhe që kushton 2.340 dollarë.
Kjo kompani është pajtuar që të dërgojë pothuajse të gjitha rezervat e ilaçit në SHBA, që ishin paraparë të shpërndahen për tre muajt e ardhshëm.
Kjo do të thotë se Remdesivir nuk do të jetë i qasshëm për përdorim për pacientët në Evropë deri në tetor, ka njoftuar Dr Andrew Hill, hulumtues në Universitetin e Liverpool-it.
“Ky veprim i SHBA-ve nënkupton se personat e prekur me COVID-19 në Britani, nuk do të mund të kenë qasje në ilaçin për trajtimin e tyre. Çfarë dimë deri më tani, gjatë tre muajve të ardhshëm nuk do të ketë furnizime me Remdesivir”, ka shtuar Hill.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...