Joel Matip do të mungojë në ndeshjet e mbetura të sezonit 2019/20 për Liverpoolit, shkaku i një lëndimi serioz në këmbë.
Mbrojtësi 28-vjeçar e pësoi një lëndim gjatë barazimit pa gola të Liverpoolit kundër Evertonit, në ndeshjen që u zhvillua më 21 qershor, transmeton Gazeta Express.
Ai luajti 73 minuta në atë ndeshje, para se të detyrohej ta linte fushën në Goodison Park, ku u zëvendësua nga Dejan Lovreni. Në ndeshjet që nga atëherë, në vend të tij ka luajtur Joe Gomez, përkrah Virgil Van Dijkut.
Trajneri Jurgen Klopp mund të detyrohet të mbështetet në këtë partneritet në mbrojtje – Gomez dhe Van Dijk – deri në fund të këtij sezoni.
Kjo pasi që Liverpooli tashmë e ka siguruar matematikisht trofeun e Premierligës dhe nuk ka nevojë ta përshpejtojë procesin rikuperues të Matipit dhe nuk ka nevojë ta rrezikojë një lëndim edhe më serioz të tij.
Shkaku i këtyre rrethanave, Matipit do t’i jepet kohë të shërohet plotësisht dhe ai nuk do të luajë më për Reds këtë sezon.
“Këtë sezon unë nuk do të kthehem më në fushë. Por, sezonin e ardhshëm, shpresoj se do të mundë të jap ndihmë të drejtpërdrejtë në skuadër”, tha Matip.
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...