Shkon në 56 numri i viktima nga Covid-19 në Shqipëri.
Ditën e sotme (28 qershor) ka humbur jetën një person në spitalin infektiv, si pasojë e COVID19.
“Një pacient 70 -vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive nuk e ka fituar dot betejën me COVID-19, me gjithë asistencën e madhe mjekësore. 70-vjeçari i konfirmuar me COVID19, vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë.” – njofton ministria e Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, për të kufizuar përhapjen e COVID19.
Osmani në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bash...
SHKK mohon raportimet: Personi që telefonoi në emision nuk i...
Katër persona lëndohen nga një aksident i rëndë në Fier, mes...
Endrit Thaçi e Sami Lushtaku i shkojnë në vizitë për festën ...
Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri
Zhvilluan sezon perfekt tek Hoffenheimi, treshes së Kosovës ...