Një anketë e Këshillit të Kooperimit Rajonal i nxori shqiptarët si popullin me pamundësitë më të mëdha për të paguar faturat mujore të dritave dhe ujit, për të paguar qiranë, për të siguruar ushqimet e nevojshme, ngrohjen e shtëpive dhe për të kaluar pushimet një javë jashtë vendit, ndër 5 vende të tjera të rajonit, si Serbia, Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.
26% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të paguajnë ujin, dritat dhe qiratë
Anketa gjeti se 26% e qytetarëve në vitin 2019 nuk kishin mundësi të paguanin faturat e dritave dhe të ujit. Kjo ishte përqindja më e lartë në rajon, ku vetëm 10% e boshnjakëve kanë pohuar vështirësi në pagesën e tyre, 19% e qytetarëve nga Kosova, 20% e maqedonasve, 19% e malazezëve dhe 17% e serbëve.
16% e shqiptarëve, në pamundësi për të paguar huanë
Shqiptarët kishin përqindjen më të lartë të pamundësisë për të paguar huatë, ku 16% e të pyeturve pohuan se nuk kanë pasur mundësi të kryejnë pagesën, në raport me 9% të boshnjakëve, 14% e shtetasve nga Kosova, 13% të maqedonasve, 14% të malazezëve dhe 7% të serbëve.
Gati gjysma e shqiptarëve, të privuar nga i ngrohti
Mungesa e standardeve në banesave, ngrohja e shtrenjtë me energji dhe të ardhurat e ulëta privojnë gati gjysmën e shqiptarëve të kenë akses në ngrohjen e banesave. Anketa e Barometrit të Ballkanit gjeti së vitin 2019, gati gjysma e shqiptarëve, 42% e tyre nuk kishin mundësi të siguronin ngrohje për banesën, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit ku kjo përqindje ishte shumë e vogël. Vetëm 9% e boshnjakëve nuk kishin mundësi të siguronin ngrohje për banesën 11% e shtetasve nga Kosova, 16% e maqedonasve, 17% e malazezëve dhe 11% e serbëve.
Shqiptarë më të varfër në rajon për ushqime dhe veshje
Shqiptarët gjithashtu kishin përqindjen më të lartë në rajon për pamundësinë në sigurimin e ushqimeve dhe veshjeve të nevojshme për familjen. 19% e qytetarëve të vendit tonë pohuan se nuk kishin mundësi të siguronin këto furnizimeve jetike. Në Bosnjë, vetëm 7% e qytetarëve nuk kishin mundësi të siguronin ushqime dhe veshje, 12% e shtetasve nga Kosova, 11% e maqedonasve, 13% e malazezëve dhe 10% e serbëve nuk kishin mundësi të siguronin ushqime dhe veshje për familjen.
64% nuk bëjnë dot pushime
Pyetjes “A jeni përballur me paaftësi për të përballuar të paktën një javë pushime larg nga shtëpia (nëse doni) gjatë 12 muajve të kaluar”, rreth 645 e shqiptarëve i janë përgjigjur Po, që sërish është përqindja më e lartë në rajon. Në përgjithësi, për këtë pyetje, të gjithë vendet e rajonit kanë shprehur pamundësinë për të bërë pushime, ku pas Shqipërisë renditet Mali i Zi (48%), Maqedonia e Veriut (46%), Serbia (40%), Bosnjë-Hercegovina (35%). Në rajon, më lehtë i përballojnë pushimet shtetasit nga Kosova, me vetëm 28% të totalit, që pohojnë që nuk bëjnë dot pushime. Kosova ka si destinacion kryesor për të kaluar pushime Shqipërinë.
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit