Një pjesë e stafit të Prokurorisë së Pejës kanë rezultuar negativ pas testimit për koronavirus. Në mesin e të testuarve kanë qenë prokurorë dhe staf administrativ.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikiçi, i cili ka thënë se të njëjtit nuk do të fillojnë të punojnë derisa të bëhet ritestimi i tyre.
“Mundem me ta konfirmuar që pas publikimit të rezultateve nga IKSHPK-ja e kemi pranuar informatën që stafi që kanë qenë në vetoizolim kanë rezultuar negativ. Në kuadër të personave që kanë qenë në vetizolim ka pasur edhe prokurorë edhe zyrtarë të prokurorisë, por kanë qenë në vetizoim me rekomandimin të IKSHPK-së. Në këtë javë ata nuk dalin në punë derisa ta bëjnë ritestimin, por ne do të funksionojmë në kuadër të planit të veçantë”, ka thënë zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikiçi për Sinjalin.
Gjatë javës së kaluar një prokuror në Prokurorinë e Pejës ka rezultuar pozitiv me koronavirus./Arbresh.info/
Tragjedi në SHBA/ Gjyshi dhe mbesa 3-muajshe sulmohen për vd...
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI