Pasivizimi i shtetësisë së shqiptarëve në Luginën e Preshevës po pamundëson pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.
Kështu thotë, kryetari i Lëvizjes Vatra, Kushtrim Kadriu për arbresh.info.
Kadriu bën të ditur se si pasojë e kësaj, fuqia politike e shqiptarëve në Luginë është duke rënë.
“Sfidë kryesore tash e 13 vite është pasivizimi i shtetësisë, i letërnjoftimeve dhe një numër i madh nuk kanë të drejtë të votojnë, pasi që ua kanë pasivizu vendbanimin dhe mbi të gjitha ua kanë humbur të drejtën e votës. Që nga viti 2012 e këndej gjithnjë gati 2-3 asamblistë janë më pak shqiptarë. Si rezultat i kësaj ka ardhur fuqia politike e shqiptarëve duke rënë, por mbi të gjitha është mos unifikimi i spektrit politik, ku shqiptarët kanë dalë me pesë lista të ndara komunale dhe me një listë në zgjedhjet parlamentare, kurse serbët kanë dalë me lista të përbashkëta, gjithashtu po mungon motivi për me votu, por tash edhe koronavirusi ka bërë pengesa të mëdhaja”, u shpreh ai.
Kurse tjetër problem i madh është edhe fshirja e shqiptarëve nga listat zgjedhore, gjë që ua pamundëson pjesëmarrjen në zgjedhje atyre.
“Fshihen votuesit, humbin të drejtën me marrë letërnjoftime e pasaporta dhe mbi të gjitha nuk kanë të drejtë të votojnë”, u shpreh Kadriu.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen nesër në Serbi, kurse Kosova sipas marrëveshjes me OSBE-në ka lejuar organizimin e zgjedhjeve edhe në vendin tonë.
Autoritet e Kosovës nuk ndihmojnë në këto zgjedhje, mirëpo, mbarëvajtjen e këtij procesi dhe grumbullimin e votave do ta bëjë misioni i OSBE-së./arbresh.info/
SHBA, temperatura deri në -46 gradë/Gjendje e jashtëzakonshm...
Rama: Nis puna për rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Onkol...
Reijnders zbulon bashkëlojtarin që e ndihmoi të përshtatej s...
KQZ: Rinumërimi i plotë i votave përfundon javën e ardhshme
Pjesë e llamarinës së kulmit bie në lagjen Dardania, bllokoh...
Caktohet seanca për të arrestuarit për manipulim të votave