Për Francën duket se nuk do të ketë një kthim të dytë në karantinë.
Këtë e deklaroi përpara komisionit parlamentar hetimor mbi menaxhimin e pandemisë profesori Jean-Francois Defraissy, kreu i Këshillit shkencor, i cili tha se një rikthim i izolimit total do të ishte i pamundur për arsye ekonomike dhe sociale.
“Duhet t`i bëjmë vetes pyetjen sesi do t`ia shpjegojmë njerëzve që të rinjtë të cilët janë dhe më pak të rrezikuar mund të shkojnë në punë e të vazhdojnë shkollën. Nga ana tjetër, personat për të cilët ky virus përbën një kërcënim, atyre po, duhet t`i këshillohet një izolim i pjesshëm”, – tha eksperti.
Franca numëron 29,575 vdekje nga koronavirusi dhe 158,174 infektime. Vendi i ka lehtësuar ndjeshëm masat izoluese .
Disa ditë më parë, presidenti Emmanuel Macron edhe pse tha se Franca ka arritur “fitoren e parë”, paralajmëroi për kthim të mundshëm të virusit, duke thënë se “ do të jemi gati të nisim një kapitull të ri në territorin tonë”.
Shaqir Totajt i vdes nëna: Nuk paska moment më të vështirë s...
Haxhiu në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës bëri homazhe te s...
Laboratori i drogës që u zbulua sot në një fshat të Pejës is...
“Jemi të uritur për trofe”, Haaland i dërgon një mesazh para...
Në Ribar të Vogël, Haradinaj nderon martirët e luftës në Kos...
Rama ndan pamje nga samiti “Në Mbrojtje të Demokracisë”, pri...