Ish ylli i Chelsea-s, Glen Johnson ka këshilluar klubin e vjetër të transferojë mesfushorin e Barcelonës, Philippe Coutinho.
Braziliani është nxjerrë në merkato nga Barcelona, shkaku që gjiganti katalunas nuk e do, ndërsa skuadra në të cilën është huazuar, Bayern Munich nuk do e aktivizojë klauzolën e blerjes, transmeton portali arbresh.info.
Johnson, i cili ka luajtur me Coutinho-n i ka këshilluar “Blutë” ta realizojnë transferimin e lojtarit për tu bërë kandidat për titullin e Premierë Ligës.

“Personi që ju duhet sipas meje është Coutinho. E di që ka vuajtur së fundmi, por është lojtar i nivelit të lartë”.
“Duhet ta transferojnë edhe pse do rrezikojnë, por ja vlen sidomos nëse Ëillian largohet. Ai do përmirësonte skuadrën”.
“Mënyra si ai e hap mbrojtjen është çfarë i duhet Chelsea-s. Dhe nëse arrijnë ta transferojnë, do kenë më shumë pikë në sezonin e ardhshëm”, theksoi ai.
Chelsea në shkurt transferojë Hakim Ziyech nga Ajax, i cili do iu bashkohet në fund të qershorit dhe sot (e enjte) kompletuan transferimin e Timo Werner nga RB Leipzig./arbresh.info.
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...