Këshilli Prokurorial i Kosovës, i udhëhequr nga Kryesuesi i tij, Bahri Hyseni, ka mbajtur takimin e 182-të me radhë, takim ky, i cili është mbajtur nën masat e mbrojtjes nga pandemia dhe përmes komunikimit në distancë.
Me këtë rast, anëtarët e Këshillit Prokurorial kanë marrë vendim për themelimin e paneleve hetimore për dy raste disiplinore për prokurorët e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, transmeton arbresh.info
Sipas shortit, anëtarë të panelit të parë hetimor do të jenë:
1. Sevdije Morina, Zëvendëskryeprokurore në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, kryetare;
2. Shukri Jashari, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Ferizaj – anëtar dhe
3. Ismet Rrahmani, Prokuror në Prokurorinë Themelore në Ferizaj – anëtar.
Anëtarë rezervë të panelit hetimor do të jenë:
1. Nijazi Rexha, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës dhe
2. Veton Shabani, Prokuror në Prokurorinë Themelore në Ferizaj.
Ndërsa anëtarë të panelit të dytë hetimor do të jenë:
1. Besim Kelmendi, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, kryetar;
2. Haxhi Derguti, Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit, anëtar dhe
3. Xhevdet Bislimi, Prokuror në Prokurorinë e Apelit – anëtar.
Anëtarë rezervë të panelit të dytë hetimor do të jenë:
1. Admir Shala, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Prizrenit dhe
2. Jetish Maloku, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Gjilan.
Po ashtu, anëtarët e Këshillit miratuan edhe Kërkesën Buxhetore 2021-2023 dhe vlerësimet e hershme 2022-2023, miratuan Raportin për vlerësimin e performancës se shtatë prokurorëve me mandat të përhershëm dhe zhvilluan seancë dëgjimore për rastin ndaj një prokurori të Prokurorisë Themelore në Pejë.
Në përmbyllje të takimit, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Hyseni, ka njoftuar anëtarët se nuk ka aplikuar asnjë kandidat në thirrjen publike për detyrën e Zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës./arbresh.info/
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...
Faton Peci për Vjosa Osmanin: Kam pasur dëshirë që edhe ajo ...
Kurti përuroi investimet në efiçiencë të energjisë në tri nd...
Trump mbërrin në Kinë për një takim me rëndësi të madhe me X...
Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve në Ferizaj
Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe në Korishë