Në vitin 2011 sa ishte në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Ministria e Punëve të Jashtme kishte kontraktuar firmën amerikane Patton Boggs LLP që ofronte shërbime konsulence në mënyrë që të zgjerohen/përmirësohen raportet bilaterale, duke ofruar shuma të majme parash.
Në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) në atë kohë, ishte Enver Hoxhaj nga radhët e PDK-së, mirëpo për këtë marrëveshje siç është e shkruar në të përfaqësues ishte caktuar z. Nagip Skënderi.
Skënderi ishte përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve bazë të kësaj marrëveshje si dhe për pranimin e furnizimeve nga MPJ.
Në përmbajtjen e kësaj kontratë shohim se qëllimi i këtij bashkëpunimi ishte që të bëhej tërheqja e investimeve si dhe të zhvillohej tregtia ndërkombëtarë, marrja e fondeve nga organizatat ndërkombëtare, investimet e huaja direkte nga Amerika dhe vendet e tjera botërore në fushën e ekonomisë dhe shërbimet të tjera, shkruan portali arbresh.info.
Kjo kontratë doli të jetë shume e kushtueshme, aq sa për një muaj pagesë duhej të bëheshin 50 mijë dollarë amerikanë.
Në kontratën që daton 29 gusht, 2011, kjo firmë kontraktohet për shërbimet e hulumtimeve dhe këshillimeve që kanë të bëjnë me zgjerimi e marrëdhënieve biltarale dhe multilaterale, si dhe nxitjen e investimeve.
Kjo kontratë ishte paraparë të niste me 1 shtator 2011 dhe të përfundonte me 1 shtator 2012, ku jepej mundësia e vazhdimit dhe rishikimit.
Për detaje të më hollësishme keni në gjuhën angleze kontratën e nënshkruar nga Ministria e Punëve të Jashtme./arbresh.info/

Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë