Zyrtarët publikë janë të obliguar të bëjnë deklarimin e pasurisë brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e marrjes së detyës apo largimit/shkarkimit nga funksioni.
Agjencia Kundër Korrupsionit ka njoftuar se të gjitha subjektet deklaruese janë të obliguara të bëjnë deklarimin gjatë kësaj periudhe, sipas ligjit në fuqi.
Ndër institucionet që janë të obliguara të deklarojnë pasurinë është edhe Qeveria e Kosovës.
Qeveria e kaluar ndonëse nuk kishe jetë të gjatë, zyrtarët të cilët kanë dorëzuar mandatin kanë filluar të deklarojnë pasurinë e tyre.
Kështu kanë bërë të ditur nga Agjencia kundër Korrupsion për Gazetën Sinjali.
“Po, sigurisht se zyrtarët të ciët kanë mbaruar mandatin kanë filluar me dorëzimet e formularëve pas mbarimit të funksionit sipas ligjit”, thuhet në përgjigjen e AKK-së.
Data e fundit për deklarimin e pasurisë është shtyer deri më 19 qershor në pajtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për lehtësimin e masave pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë